Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Vrasja e biznesmenit, “Audi” i autorëve ishte në emër të kompanisë së viktimës
mondi mehalla-vendngjarja-makina e dyshuar e autoreve ELBASAN- Detaje të reja janë zbuluar nga ekzekutimi i biznesmenit 43-vjeçar Edmond Mëhalla në Elbasan, i cili u qëllua pranë biznesit të tij sapo hipi në makinë, mbrëmjen e së dielës. Autorët, të cilët sipas hetuesve, njëri ka qenë qitësi dhe tjetri ka drejtuar makinën me të cilën janë larguar nga vendi i ngjarjes, vazhdojnë të mbeten mister. Ndërkohë, burime për mediat kanë zbuluar se makina e autorëve të dyshuar të krimit, tip "Audi" ngjyrë e zezë, ka qenë në pronësi të vetë kompanisë së biznesmenit. Automjeti në fjalë u gjet i djegur paraditen e sotme në afërsi të fshatit Mirakë. Mondi Mëhalla u ekzekutua mbrëmen e të dielës në mjetin e tij Range Rover, i cili gjendej i parkuar pranë...