Rritet varësia nga importet e ushqimeve, 1.4 miliardë euro në 10-mujor

Rritet varësia nga importet e ushqimeve, 1.4 miliardë euro në 10-mujor

Ekonomia e vendit tonë harxhoi për blerjen e ushqimeve jashtë një shumë prej 135 miliardë lekësh (1.4 miliardë euro) në 10-mujorin 2025, me rritje 3.4% në krahasim me të njëjtën periudhë të 2024. Nga ana tjetër, megjithëse ka një rritje të eksporteve, shifrat tregojnë se prodhimi i brendshëm nuk po mbulon zgjerimin e konsumit për ushqime. Të dhënat tregojnë një zgjerim të konsumit, çmime më të larta në tregjet ndërkombëtare dhe një varësi të qëndrueshme nga importet për kategoritë kryesore të ushqimeve. Rritjen më të fortë e ka shënuar grupi kafe, çaj dhe erëza, ku importet janë rritur me 38%, duke reflektuar rritje të çmimeve globale dhe zgjerim të konsumit të brendshëm. Po ashtu, rritje të ndjeshme kanë pësuar edhe frutat dhe arrat e ngrënshme...