Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Tatimet vendosin pragun: Pagat në ndërtim s’duhen deklaruar nën 80 mijë lekë
Administrata Tatimore ka vendosur një masë të re për të luftuar nëndeklarimin e pagave në sektorin e ndërtimit, duke caktuar një dysheme minimale prej 80 mijë lekësh në muaj për çdo punonjës të këtij sektori. Çdo deklarim pagash nën këtë nivel do të konsiderohet automatikisht me risk dhe subjektet do të jenë objekt kontrolli. Sipas njoftimit zyrtar, Tatimet kanë publikuar edhe një listë të detajuar me pagat dysheme për çdo pozicion pune në ndërtim, duke paralajmëruar se çdo ndryshim artificial i profesionit për të ulur pagën e deklaruar do të përbëjë shkak për verifikim të menjëhershëm. “Çdo tatimpagues që deklaron pagën e punonjësit për profesionet e sipërpërmendura ose të ngjashme nën nivelin indikativ, apo që ndryshon profesionin për t’u futur në kategori me pagë më...