Lufta tregtare SHBA-Kinë/ Pekini gati të negociojë, por kërkon respekt reciprok dhe stabilitet në bisedime nga administrata Trump

Lufta tregtare SHBA-Kinë/ Pekini gati të negociojë, por kërkon respekt reciprok dhe stabilitet në bisedime nga administrata Trump

Kina është e hapur për negociata tregtare me Shtetet e Bashkuara, por çdo bisedë duhet të bazohet në “respekt” si dhe “konsistencë dhe reciprocitet” më të madh nga administrata Trump, sipas një personi të afërt me qeverinë kineze. Përpara se presidenti i SHBA-së, Donald Trump të zbulonte tarifat e tij për “Ditën e Çlirimit” më 2 Prill, Kina kishte caktuar një person për bisedime me SHBA-në, tha  personi, duke shtuar se Pekini ishte i paqartë për kontaktin e duhur nga ana e SHBA. Trump mund të dëshirojë të jetë vetë negociator, por kjo nuk është në përputhje me mënyrën se si punon Kina. Duke iu referuar pikëpamjeve armike apo edhe armiqësore për Kinën të shprehura nga anëtarët e kabinetit të Trump, personi tha se dështimi...