Sulmet kibernetike, sabotimet dhe shkeljet e hapësirës ajrore, NATO mund të behet më agresive ndaj Rusisë

Sulmet kibernetike, sabotimet dhe shkeljet e hapësirës ajrore, NATO mund të behet më agresive ndaj Rusisë

NATO po konsideron ndryshime për të qenë më proaktive në përballimin e sulmeve hibride të Rusisë, përfshirë operacionet kibernetike, sabotimet dhe shkeljet e hapësirës ajrore. Lajmi u konfirmua nga admirali Giuseppe Cavo Dragone, kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO-s, për Financial Times. “Po studiojmë gjithçka… Në fushën kibernetike, jemi disi reaktivë. Të qenit më agresivë ose proaktivë është diçka që po shqyrtojmë”, tha Dragone. Ai shtoi se në disa raste një “sulm parandalues” mund të konsiderohet si veprim mbrojtës, megjithëse kjo është larg mënyrës tradicionale të veprimit të NATO-s. Vendet evropiane kanë përjetuar sulme kibernetike dhe sabotime të lidhura me Rusinë, përfshirë dëmtimin e infrastrukturës nënujore në Detin Baltik. Disa shtete, sidomos në Evropën Lindore, kërkojnë një qëndrim më të ashpër nga aleanca. Dragone theksoi...