Sherri nga TikTok për pak i mori jetën, babai i 15-vjeçarit: Presim reagimin e trurit për të parë nëse ka dëmtime

Sherri nga TikTok për pak i mori jetën, babai i 15-vjeçarit: Presim reagimin e trurit për të parë nëse ka dëmtime

spitali i durresit TIRANË- Një sherr mes dy nxënësve të shkollës “Dom Nikollë Kaçorri” në Durrës u kthye në një ngjarje tragjike, ku një 15-vjeçar u plagos me thikë nga një shok i klasës, vetëm sepse kërkoi sqarim për fjalët fyese që kishte dëgjuar prej tij. Telefonata për të qartësuar një keqkuptim u kthye në momente të errëta, kur përballë shkollës një goditje e vetme goditi zemrën e tij. Mjekët e shpëtuan, duke e nxjerrë nga intubimi, por gjendja shëndetësore e 15-vjeçarit mbetet kritike dhe ai është ende në monitorim intensiv. Familja e tij është e tronditur. Një baba që kërkon përgjigje dhe një nënë që falënderon çdo frymëmarrje të të birit. Komuniteti shkollor mbetet i shokuar nga dhuna mes fëmijëve. Sot, babai i 15-vjeçarit...