Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Pezullimi i Belinda Ballukut nga GJKKO, Berisha tregon rastin ish-deputetit te PS: Mori fonde publike dhe…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, teksa ka folur për pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut, ka deklaruar se në asnjë rast Komisioni i Venecias nuk është bërë strehë e ministrave të kapur në korrupsion, duke sjellë në vëmendje rastin e ish-deputetit socialist, Koço Kokëdhima që u largua nga Kuvendi pas akuzave për përfitime financiare. Berisha u shpreh se Kokëdhima “u nxor prej leckash nga Parlamenti dhe iu gris mandati”, ndërsa me pezullimin e Ballukut për aferat korruptive nuk po merren masa. “Nxjerrja prej leckash nga Parlamenti dhe grisja e mandatit qenkan normale, por pezullimi duke i lënë mandatin, kjo qenka paprekshmëri e vullnetit. Paskemi lindur të papezullueshëm ne që vonohemi, çfarë është kjo? Është ministër ajo, pezullohet është në funksion publik”, theksoi kreu i...