Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Skandali i madh, Korporata e Investimeve e Elira Kokonës një strukturë pa audit, pa departament kontrolli…
Korporata e Investimeve Shqiptare (KIS), e drejtuar nga Elira Kokona, është sot një nga entitetet më të fuqishme dhe njëkohësisht më pak transparente të shtetit shqiptar. Krijuar me ligjin nr. 71/2019 dhe regjistruar si shoqëri aksionare në korrik 2020, KIS u promovua si “model inovativ” për zhvillimin e pronave publike dhe tërheqjen e investimeve strategjike. Por pesë vite pas themelimit, korporata është shndërruar në një strukturë gjigante që administron qindra miliona euro pasuri publike pa audit, pa sistem kontrolli dhe pa asnjë mekanizëm real të llogaridhënies. Që në momentin e paraqitjes së projektligjit, FMN, Banka Botërore, BE, opozita dhe Presidenca paralajmëruan se KIS rrezikonte të bëhej një instrument qeveritar jashtë çdo kontrolli demokratik. Presidenti Ilir Meta në atë kohë e ktheu ligjin për rishqyrtim, duke...