“Avokati piktor në hall!”, Bardhi: Rama mashtron me opinione të Venecias për të mbrojtur Ballukun

“Avokati piktor në hall!”, Bardhi: Rama mashtron me opinione të Venecias për të mbrojtur Ballukun

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi kritikoi Edi Ramën, duke e cilësuar atë si avokatin e Belinda Ballukut për referencat e tyre të pretenduara ndaj Komisionit të Venecias dhe Gjykatës së Strasburgut, duke theksuar se nuk përmenden as numra, as data, as emra vendimesh në dokumentet e dorëzuara. Bardhi shpjegon se e kundërta e asaj që ata deklarojnë është e vërtetë. Sipas tij, Komisioni i Venecias në Opinionin CDL-AD(2013)001 thekson se rregullat mbi përgjegjësinë ligjore dhe politike ndryshojnë për kreun e shtetit, deputetët dhe ministrat, ku këta të fundit nuk përfitojnë imunitet të gjerë dhe nuk duhet të jenë të mbrojtur nga procedurat kur shkelin ligjin. Ai shtoi se vendimet për nisjen e procedurave penale ndaj ministrave duhet të trajtohen nga prokurori i...