Berisha: Ja si i mashtroi Rama shqiptarët dhe Europën duke iu referuar Komisionit të Venecias

Berisha: Ja si i mashtroi Rama shqiptarët dhe Europën duke iu referuar Komisionit të Venecias

Kryedemokrati Sali Berisha deklaron në një konferencë për mediat se Belinda Balluku ka bërë një superskandal dhe se me aferën e saj shqiptarët kanë humbur 97 milionë euro. Berisha kundërshtoi deklaratat e Edi Ramës që tha se Komisioni i Venecias nuk e lejon pezullimin e një ministri nga detyra. Ai thekson se “Venecia nuk thotë në asnjë këshillë të saj se pezullimi i zyrtarit nuk ka të bëjë me ministrin”. Në fjalën e tij, Berisha shprehet se “një gjykatë ka ngritur padi, ka marrë në hetim ndaj një ministri për një aferë në të cilët shqiptarët humbën 97 mln euro, por në dokumentet bazë 50 mln euro. Anti demokratike do të ishte në rast se nuk do guxonin, apo do injoronin këtë superskandal të Ballukut....