Vatikani, arabët dhe diplomacia e “profetit të paarmatosur”

Vatikani, arabët dhe diplomacia e “profetit të paarmatosur”

Është ora 4:30 e pasdites kur Yasser Arafat mbërrin në Vatikan. Data është 15 shtator 1982. Dy muaj pas pushtimit izraelit të qershorit, Lufta Civile Libaneze është në mendjen e të gjithëve. Bachir Gemayel sapo është vrarë në një sulm me bombë. Gjakderdhje e pamëshirmshme do të ndodhë si hakmarrje të nesërmen në kampet palestineze tw Libanit, Sabra dhe Shatila. Në Tunis, Organizata për Çlirimin e Palestinës, e dëbuar nga Bejruti disa javë më parë, po pëson një disfatë historike. Njëmbëdhjetë vjet para se të njohë ekzistencën e Shtetit të Izraelit, dhe ndërsa lëvizja e rezistencës ende bën thirrje për shfarosjen e Izraelit, Papa Gjon Pali II është megjithatë gati t’i ofrojë asaj fitoren e parë të madhe diplomatike. Papa bëhet kreu i parë perëndimor...