Në gjendje të dehur në timon, arrestohet 7 shoferë në Durrës

Në gjendje të dehur në timon, arrestohet 7 shoferë në Durrës

Vihen në pranga 7 drejtues automjetesh për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe një drejtues mjeti për posedim të lëndëve narkotike. Shërbimet e Policisë Rrugore kanë intensifikuar monitorimet në të gjitha akset rrugore të qarkut Durrës, me qëllim parandalimin e ngjarjeve me pasoja për jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës, si dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit. Si rezultat i monitorimeve, gjatë 72 orëve të fundit, janë vënë në pranga 7 drejtues automjetesh për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe një drejtues mjeti për posedim të lëndëve narkotike, konkretisht: U vunë në pranga për drejtim mjeti në gjendje të dehur shtetasit B. M., 29 vjeç; B. Ll., 25 vjeç; I. Gj., 33 vjeç; N. K., 28 vjeç; Y. M., 60...