4 plumba i morën jetën Edmond Mëhallës, gjendet pistoletë në mjetin e djegur

4 plumba i morën jetën Edmond Mëhallës, gjendet pistoletë në mjetin e djegur

Detaje të reja kanë dalë në dritë për vrasjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Elbasan, ku viktimë mbeti Edmond Hyka (alias Mëhalla). Sipas informacioneve, në makinën tip “Audi”, që u gjet e djegur  në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, para kthesave të Murrashit, është gjetur një pistoletë tip “Berreta”. Arma është gjetur e djegur brenda makinës që është shkrumbuar po ashtu nga flakët. Po ashtu. mësohet se Mëhalla ka marrë 4 plumba, një në gjoks, një në qafë dhe 2 në kokë.