Investimet thellojnë pabarazitë, Vlora rritje 5.2%, Shkodra vetëm +1.3% më 2023

Investimet thellojnë pabarazitë, Vlora rritje 5.2%, Shkodra vetëm +1.3% më 2023

Politikat e zhvillimit kanë ndikuar në krijimin e një zhvillimi të pabarabartë rajonal. Në disa qarqe, ku investimet publike janë rritur më shumë, edhe ekonomia është rritur më fort se në të tjerat. Të dhënat zyrtare të INSTAT për vitin 2023 tregojnë se Qarku i Vlorës kishte rritjen më të fortë të PBB-së, me 5.2% në krahasim me vitin 2022, duke kryesuar ndaj 11 qarqeve të tjera. Në të kundërt, Qarku i Shkodrës kishte rritjen më të dobët, vetëm 1.3%, ose rreth një të katërtën e rritjes prej 4% në rang kombëtar. Ndër qarqet me rritjen më të lartë ekonomike pas Vlorës ishin Tirana dhe Durrësi, përkatësisht me 4.7% dhe 4.1%, të ndjekura nga Lezha dhe Korça. Në anën tjetër, qarqet e veriut, Shkodra (1.3%)...