Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
I akuzuar nga GJKKO si pjesëtar i një organizate kriminale, ekstradohet 55-vjeçari nga Kroacia (EMRI)
Foto ilustruese TIRANË- Një 55-vjeçar, i shpallur në kërkim nga GJKKO-ja është ekstraduar nga Kroacia. Mësohet se Emin Shabani ishte shpallur në kërkim për kontrabandë me mallra dhe grup të strukturual kriminal, për të cilat gjykata i kishte caktuar masën "arrest me burg". 55-vjeçari akuzohet se ka kontrabanduar mallra për të cilat paguhet akcizë, duke i shkaktuar shtetit dëm ekonomik. Njoftimi: Interpol Tirana/ Ekstradohet nga Kroacia, një 55-vjeçar, i cili akuzohet nga GJKKO-ja, si pjesëtar i një organizate kriminale që i ka shkaktuar shtetit, dëm të konsiderushëm ekonomik, nëpërmjet kontrabandës së mallrave për të cilat paguhet akcizë. Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpolit, me homologët në Kroaci, u finalizua procedura për ekstradimin në Shqipëri, të shtetasit: E. Sh., 55...