Kë preferon Berisha në krye të SPAK? Ja përgjigja e ish-kryeministrit

Kë preferon Berisha në krye të SPAK? Ja përgjigja e ish-kryeministrit

Teksa mandati i Altin Dumanit është drejt përfundimit, kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se nuk ka asnjë preferencë lidhur me kreun e ri të Prokurorisë së Posaçme. Kreu i PD theksoi se mbështetet çdo prokuror e gjykatës që zbaton ligjin dhe që nuk është i kapur nga krimi, si “Altin Troplini”. “Më the se janë katër kandidatë. Nuk kam asnjë lidhje, nuk kam asnjë dijeni për asnjërin prej atyre që do zgjidhet. Uroj të jetë i pakapur nga krimi, siç ishte Altin Troplini. Absolutisht unë mbështes çdo prokuror, çdo gjykatës, çdo hetues, çdo polic dhe cilindo që zbaton ligjin. Unë jam njeri i ligjit. Besimi im politik është Kushtetuta dhe ligji.”- tha Berisha.