Tabaku: Gjashtë vite pas tërmetit, mijëra familje ende pa banesë

Tabaku: Gjashtë vite pas tërmetit, mijëra familje ende pa banesë

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku u shpreh sot se “programi i rindërtimit u kthye në një minierë floriri për qeverinë, ndërsa familjet e prekura u lanë peng i premtimeve të pambajtura”. Ndërsa kanë kaluar 6 vite nga tragjedia e tërmetit, Tabaku në një reagim në rrjetet sociale vuri në dukje se ajo që duhej të ishte një periudhë e përbashkët rimëkëmbjeje u kthye, për fat të keq, në një oportunitet abuzimi për qeverinë socialiste. “Ndërsa komuniteti ndërkombëtar u mobilizua me grante dhe kredi të buta, qeveria premtoi zgjidhje të shpejta dhe rindërtim brenda pak vitesh. Sot, bilanci është tronditës: kosto të fryra mbi 1.3 miliardë euro dhe mijëra familje ende pa një banesë të përfunduar”, u shpreh ajo. Kjo ndodhi, sipas saj, “sepse qeveria zgjodhi të thyente...