No Image Available

Çfarë di Ilir Meta për “21 Janarin”, Berisha: Mund të ketë informacione më shumë se unë, por…

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha është paraqitur këtë të hënë në SPAK në zbatim të masës "detyrim paraqitje" për dosjen "Partizani", teksa jashtë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme ka zbuluar për mediat edhe mesazhin që i la Dumanit. Berisha vijoi me akuzat ndaj këtij institucioni dhe gjqytares Irena Gjoksa, ndërsa i është rikthyer edhe një herë çështjes së "21 Janarit".  I pyetur nga gazetarët në lidhje me kërkesën e Ilir Metën për të dëshmuar për "21 Janarin", Berisha deklaroi se nuk ka dijeni të asaj se çfarë mund të dëshmojë ish-presidenti, megjithëse ky i fundit mund të dijë më shumë se ai. Berisha theksoi se ngjarja ka në bazë falsifikimin, duke përmendur video regjistrimin e ish-ministrit Dritan Prifti, që sipas kryedemokratit është manipuluar nga kryeministri Rama....