Aksident në aksin Roskovec-Berat, makina përplas për vdekje 50-vjeçarin

Aksident në aksin Roskovec-Berat, makina përplas për vdekje 50-vjeçarin

Një aksident me pasojë vdekjeje ka ndodhur pranë fshatit Strum, në aksin rrugor Roskovec–Berat. Mësohet se një automjet ka përplasur një shtetas rreth 50 vjeç, i cili po udhëtonte me biçikletë. Si pasojë e dëmtimeve të marra, ai ka humbur jetën. Ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti.