Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Aksident në Roskovec-Berat, përplaset për vdekje 56-vjeçari me biçikletë (EMRAT)
vendngjarje BERAT- Një tjetër aksident tragjik është regjistruar paraditen e sotme. Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Roskovec–Berat, pranë fshatit Strum. Mësohet se një automjet me drejtues Arbi Toro ka përplasur për vdekje 56-vjeçarin Gëzim Xhoka, i cili po udhëtonte me biçikletë. 56-vjeçari nuk ka mundur t'u mbijetojë dëmtive të marra dhe për pasojë ka humbur jetën. Ndërkohë, drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale. Nuk dihen ende shkaqet e aksidentetit, ndërkohë që policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave./ZËRI