Furgoni me targa të huaja godet një kalimtar me biçikletë, humb jetën qytetari (Emri)

Furgoni me targa të huaja godet një kalimtar me biçikletë, humb jetën qytetari (Emri)

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në afërsi të Rroskovecit, ku një furgon me targa të huaja, angleze, ka goditur një kalimtar që lëvizte me biçikletë. Sipas burimeve zyrtare nga policia, drejtuesi i furgonit është një mashkull rreth të 40-tave, banues në Kurjan. Pas goditjes, furgoni ka lëvizur rreth 1 kilometër për shkak të debateve me familjarët e viktimës dhe situatës së krijuar në vendngjarje. Personi që po përdorte biçikletën ka humbur jetën dhe trupi i tij është marrë nga ambulanca dhe dërguar në morg. Policia konfirmon aksidentin, por ende nuk jep detaje të mëtejshme për shkaqet dhe rrethanat e plota të ngjarjes. Hetimet vijojnë, ndërsa autoritetet njoftojnë se po kryhet dokumentimi dhe verifikimi i të gjitha provave në vendngjarje. Njoftimi i policise “Informacion...