Contes i mjafton Nerez, Napoli kap Milan në krye, Gasperini bën moviolë: Ishte faull ndaj Kone

Contes i mjafton Nerez, Napoli kap Milan në krye, Gasperini bën moviolë: Ishte faull ndaj Kone

Serie A “ndizet” në këtë pikë të sezonit, ku 4 ekipe ndahen me 1 pikë diferencë. Napoli kap Milan në krye falë suksesit 0-1 në transfertë përballë Romës, një ndeshje e luftuar për çdo top e vendosur nga një episod. Ekipi i Gasperinit vërtetoi edhe një herë se ndaj ekipeve të mëdha e ka të vështirë të bëj të madhin. Në stadiumin “Olimpik”, momenti përcaktues erdhi në minutën e 36-të, ku Napoli kapt mat Romën me një zbritje të shpejtë në sulm, Hojlund shërbeu për Nerez me këtë të fundit që finalizoi plot klas duke kaluar blutë në avantazh, por kryeqytetasit protestuan gjatë për një faull në sulm ndaj Kone. Në fraksionin e dytë, Napoli mbrojti me fanatizëm golin e Nerez, ndërsa përcaktues edhe një...