Reali harron si fitohet, i ndal edhe Girona, por Alonso nuk dorëzohet: Sezoni është i gjatë, do rikthemi (VIDEO)

Reali harron si fitohet, i ndal edhe Girona, por Alonso nuk dorëzohet: Sezoni është i gjatë, do rikthemi (VIDEO)

Fillimisht Rayo, më pas Elche dhe së fundmi Girona, 3 të dhëna përbëjnë një fakt, fakt është që Real Madrid po kalon një krizë të vërtetë, ku në Spanjë nuk njohin fitore prej 3 ndeshjeve radhazi, 6 pikë të lëna ndaj 3 rivalëve të lehtë në letër, një ecuri negative që i detyron të lëshojnë kreun, tashmë “pronë” e Barcelonës. Ekipi i Alonso zhgënjeu sërish ku nuk shkoi më shumë se një X 1-1 përballë Girona. Reali gjeti golin e avantazhit me të përhershmin Mbappe, por gjyqtari i takimit me ndihmën e sistemit VAR anuloi gjithçka për prekje të topin me dorë nga francezi. Vendasit i tronditën në fundin e pjesës së parë, ku Ounahi me një goditje fantastike kaloi Girona në avantazh. Në fraksionin...