Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Fitorja e Ligës së Kombeve! Dhurata tepër e shtrenjtë e Ronaldos për shokët e skuadrës
Cristiano Ronaldo ka surprizuar shokët e tij të ekipit kombëtar të Portugalisë me një dhuratë luksoze pas fitores së tyre në Ligën e Kombeve ndaj Spanjës, fituar me penallti në finale. Ylli portugez, i cili luan për Al-Nasr, ka porositur ekskluzivisht 35 orë koleksionuese nga kompania prestigjioze e orëve Jacob & Co, për t’ua dhuruar futbollistëve dhe stafit teknik. Çdo orë ka stemën portugeze në qendër, trofeun e Ligës së Kombeve në anën e djathtë dhe mbishkrimin “Kampionët 2025” në të majtë. Orët janë gjithashtu të personalizuara: secila ka numrin e vet dhe emrin e secilit nga 27 futbollistët që trajneri Roberto Martinez kishte grumbulluar për finalen. Ronaldo nuk e harroi as shokun e ndjerë të ekipit, Diogo Zota, i cili vdiq në një aksident...