Ish-trajneri i Leaos: Është një “9”, kur ishte i vogël më kujtonte Ronaldo “Fenomenin”

Ish-trajneri i Leaos: Është një “9”, kur ishte i vogël më kujtonte Ronaldo “Fenomenin”

1 Dhjetor 2025 10:55 Alfred Lleshi Gol vendimtar kundër Lazios dhe Milani në krye të rendiotjes, Rafa Leao po kalon një moment magjik. Ish-trajneri i tij te moshat e reja të Sporting, Tiago Fernandes, tha për “Tuttomercatoweb”: “Rafael është një futbollist i veçantë për mua, gjithmonë do të jetë. E kam stërvitur që nga mosha 12 vjeç, pothuajse kudo te të rinjtë e Sportingut. Vetëm Cristiano Ronaldo në Lisbonë e kishte atë talent në atë moshë. Pa dyshim, është futbollisti më i mirë që kam stërvitur”. Për rolin e tij: “Performanca e tij si sulmues nuk është e re, Rafael është një numër 9. Afërsisht gjithmonë ka luajtur në këtë rol. Që i vogël më kujtonte Ronaldo ‘Fenomenin’ për shpejtësinë, teknikën, cilësinë në lëvizjen e...