Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Zbaton masën “detyrim paraqitje”/ Sali Berisha paraqitet në SPAK
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”. Kjo është paraqitja e disatë e kryedemokratit në SPAK në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”. Berisha është marrë i pandehur për korrupsion pasiv të kryer në bashkëpunim, ndërsa kjo është paraqitja e tij e radhës pranë Prokurorisë së Posaçme.