Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Fermerët grekë përshkallëzojnë protestat me bllokada të reja, tensione dhe përplasje me policinë (VIDEO)
Protestat e fermerëve në Greqi vazhdojnë për të dytën ditë sot, të hënën, ndërsa autostrada kombëtare Athinë-Selanik mbetet e mbyllur në Nikaia. Autostrada E65 mbetet gjithashtu e bllokuar nga traktorët e fermerëve të Karditsës, të cilët janë pozicionuar përgjatë rrugës që nga dita e djeshme. Fermerët thonë se janë të vendosur të vijojnë bllokadën derisa të marrin përgjigje për kërkesat e tyre dhe kanë planifikuar një mbledhje pasdite për të vendosur për hapat e ardhshëm të protestave. Një tjetër bllokim pritet të bëhet sot në mëngjes në lindje të Selanikut, ndërsa bujqit e Trikalës do të vendosin një tjetër bllokadë të mërkurën në qarkun e Megalohoriut. Përplasje dhe dhunë gjatë protestave Në ditën e parë të protestave, pati tensione dhe përplasje. Fermerët po protestojnë për...