Mes tyre dhe ‘skifterë’ shqiptarë, si kriminelët e ‘Gucci Band’ mësyjnë yjet e Premier League dhe WAG-ët

Mes tyre dhe ‘skifterë’ shqiptarë, si kriminelët e ‘Gucci Band’ mësyjnë yjet e Premier League dhe WAG-ët

Yjet e Premier Ligës dhe gratë e tyre po bëhen shënjestër e bandave kriminale, që u bastisin shtëpitë dhe transportojnë mallrat e tyre luksoze në Irlandë, përpara se t'i shkëmbejnë ato me drogë dhe armë. Kriminelët e karrierës, të lidhur me bandën e frikshme “Gucci Band” me bazë në Dublin, synojnë lojtarët që jetojnë në Cheshire dhe Merseyside dhe thuhet se bashkohen me hajdutë shqiptarë për të grabitur sende me vlerë, përfshirë ora me vlerë deri në 500,000 paund dhe bizhuteri firmato. Lojtarë të Premier Ligës, përfshirë Jack Grealish, Raheem Sterling, Alexander Isak dhe Alex Oxlade-Chamberlain, kanë parë të gjithë shtëpitë e tyre të grabiten për qindra mijëra paund në vitet e fundit. Kriminelët kontrollojnë faqet e futbollistëve dhe të WAG-ve të tyre në Instagram për të gjetur...