Piktori Agim Sulaj me ekspozitën “Rrënjët 9”, në nëntë vjet indiferencë institucionale

Piktori Agim Sulaj me ekspozitën “Rrënjët 9”, në nëntë vjet indiferencë institucionale

Nga Julia Vrapi Portretet, kujtimet mbi bregdetin apo Vlora e dikurshme janë vetëm një pjesë e asaj, që vjen në tablo pikture në ekspozitën “Rrënjët”, që këtë vit shënon edicionin e nëntë në Tiranë. Piktori i njohur Agim Sulaj në prag të festave të nëntorit hapi ekspozitën e tij personale në Tiranë, por mes punëve në pikturë që janë ekspozuar, janë dhe ato që kanë fituar çmime në shtete të tjera. Ekspozita “Rrënjët 9” përmban punët e artistit të njohur, duke i sjellë publikut një pjesë të krijimtarisë së tij, por ndryshe nga në botë piktori Agim Sulaj këtu përballet  me indiferencën institucionale për artin e tij. Piktori thotë se për veprat e tij të artit ka munguar një komunikim nga institucionet me të si...