Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Bllokohet sërish Kakavijë-Janinë/ Aksi i pakalueshëm nga ora 12:00 deri në 18:00
Bllokohet edhe këtë të hënë aksi Kakavijë-Janinë. Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 12:00 deri në orën 18:00 (me orën greke), aksi rrugor do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët. Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.