Një vit pa ambasador, Serbia nuk është më në rrezen e shikimit të SHBA-së, ja mesazhi që po dërgojnë amerikanët

Një vit pa ambasador, Serbia nuk është më në rrezen e shikimit të SHBA-së, ja mesazhi që po dërgojnë amerikanët

Marsela SHYTIA Ka kaluar gati një vit që nga largimi i Christopher Hill nga posti i ambasadorit të SHBA-së në Beograd, pasi mandati i tij përfundoi më 10 janar. Funksionin e ambasadorit në periudhën e kaluar e kryente dhe e kryen ende i ngarkuari me punë. Serbia nuk është i vetmi vend që është pa një ambasador të fuqisë më të fuqishme në botë; Bosnja dhe Hercegovina dhe Kosova ndajnë të njëjtin fat, dhe bashkëbiseduesit e “Danas” arrijnë në përfundimin se shkaku i një rasti të tillë është mungesa e rëndësisë së këtij rajoni për politikën amerikane. Ata kujtojnë se që nga janari dhe inaugurimi i Donald Trump si president i SHBA-së, nuk ka pasur ambasador të SHBA-së në Beograd. Ata besojnë se periudha është...