Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
VIDEO / Zbardhet aksidenti i autobusit të Unazës, të plagosur drejtuesja e biçikletës dhe tre pasagjerë
Një aksident ndodhi mbrëmjen e së dielës në Tiranë, ku një autobus përplasi një biçikletë dhe dy makina të parkuara. Policia ka njoftuar se ka arrestuar shoferin e urbanit Ç. Sh., 56 vjeç, pasi ka humbur kontrollin mbi drejtimin e autobusit që drejtonte. Si pasojë, është dëmtuar drejtuesja e biçikletës, 18-vjeçarja G.K. dhe 3 shtetas që ndodheshin në autobus, të cilët janë në spital nën kujdesin e mjekëve.