Më shumë se 1,000 të vdekur nga përmbytjet në Azi, ushtria vihet në gatishmëri

Më shumë se 1,000 të vdekur nga përmbytjet në Azi, ushtria vihet në gatishmëri

Katastrofa të mëdha natyrore kanë goditur disa vende aziatike, duke shkaktuar më shumë se 1,000 viktima dhe qindra të zhdukur. Sri Lanka, Indonezia, Tajlanda dhe Malajzia po përballen me përmbytjet më të rënda të viteve të fundit, teksa autoritetet dhe ushtria janë mobilizuar për operacione shpëtimi dhe ndihme emergjente. Në Indonezi, ku më shumë se 500 persona kanë humbur jetën dhe po aq rezultojnë të zhdukur, presidenti Prabowo Subianto vizitoi zonat më të goditura në Sumatrën Veriore. Ai deklaroi se prioritet është “dërgimi i menjëhershëm i ndihmës së nevojshme”, ndërsa në terren janë vendosur avionë, helikopterë dhe tre anije luftarake për të transportuar furnizime. Subianto përballet me thirrje në rritje për shpalljen e një emergjence kombëtare, në një nga fatkeqësitë më të rënda në vend që nga...