Robot i blinduar kundër dronëve, Ukraina befason me mjetin e ri ushtarak

Robot i blinduar kundër dronëve, Ukraina befason me mjetin e ri ushtarak

Ukraina ka zhvilluar robotin tokësor Contra-drone NEO, një mjet me rrota i pajisur me sistem të zgjeruar të luftës elektronike, për të mbrojtur pozicionet dhe njësitë ushtarake nga dronët. Sipas projektit të mbrojtjes Oboronka, roboti përmban një modul 10-kanalësh EW që neutralizon dronët FPV dhe Mavic. Ai ka dy antena: një në formë kupole që funksionon në të gjitha drejtimet dhe një antenë drejtuese më të fuqishme, për objektiva specifikë. Contra-drone NEO mbart deri në 300 kg, lëviz deri në 30 km dhe arrin shpejtësi 15 km/h. Ai është i pajisur me goma të pathyeshme që përballojnë shpërthimin e minave kundër personelit dhe rrotullohet 360 gradë në vend. Komandohet kryesisht përmes Starlink, ndërsa sinjali rezervë është radio me rreze 5 km, raporton “Yahho News”. Ka kamera...