Adoleshentët shqiptarë “dembelë”! Ushqehen mirë, por 75% e tyre bëjnë jetë sedentare

Adoleshentët shqiptarë “dembelë”! Ushqehen mirë, por 75% e tyre bëjnë jetë sedentare

foto ilustruese TIRANË- Shëndeti dhe stili i jetesës së adoleshentëve të sotëm është shumë i rëndësishëm për të matur cilësinë e kapitalit njerëzor në dekadën e ardhshme. Një raport i Organizatës Botërore të Shëndetësisë tregon se fëmijët dhe adoleshentët shqiptarë konsumojnë më shumë fruta dhe perime se bashkëmoshatarët e tyre europianë, por ndërkohë pinë shumë më tepër pije me sheqer dhe janë shumë më pak aktivë fizikisht në krahasim me vendet e tjera të Europës. Përqindja e fëmijëve që nuk konsumojnë fruta apo perime çdo ditë është shumë më e ulët se mesatarja europiane, çka tregon se zakonet ushqimore të fëmijëve shqiptarë janë disi më të shëndetshme. Edhe për sa i përket mbipeshës dhe obezitetit te fëmijët 6–9 vjeç, Shqipëria renditet ndër vendet me përqindjen më të...