Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Kafeja shënon rritjen më të lartë të çmimit në tetor, por shqiptarët nuk heqin dorë
Çmimet e kafesë dhe kakaos po rriten me ritme të shpejta dhe dalëngadalë po e nxjerrin vendin tonë nga lista e destinacioneve me kosto të ulët, si për vendasit ashtu edhe për turistët. Të dhënat e INSTAT tregojnë se çmimet e kafesë, çajit dhe erëzave u rritën me 7.1% në tetor 2025, krahasuar me tetorin e vitit 2024. Kjo ishte rritja më e fortë ndër të gjitha grupet e mallrave të konsumit bazë që merren në konsideratë për matjen e inflacionit. Arsyet lidhen me disa faktorë të brendshëm dhe të jashtëm. Faktorët kryesorë janë çmimet e larta të kafesë dhe çajit në tregjet ndërkombëtare, të ndikuara nga kushtet ekstreme klimatike dhe prodhimi i reduktuar. Sektori i kafesë në Brazil, një prej prodhuesve më të mëdhenj...