Hakeruan 120 mijë kamera për materiale seksuale, policia vë në pranga katër persona

Hakeruan 120 mijë kamera për materiale seksuale, policia vë në pranga katër persona

Katër persona janë arrestuar në Korenë e Jugut për hakerimin e 120 mijë kamerave nëpër shtëpi e biznese, pamjet e të cilave janë përdorur për të prodhuar materiale seksuale për një faqe interneti. Ditën e diel policia njoftoi arrestimet dhe tha se të akuzuar shfrytëzuan pikat e dobëta të IP-ve të kamerave si fjalëkalimet e thjeshta. Kamerat IP janë më të lira se ÇTV dhe njihen si kamerat e shtëpive. Ato lidhen me linjën e internetit në shtëpi dhe shpesh instalohen për siguri ose për të monitoruar sigurinë e fëmijëve apo kafshëve shtëpiake. Vendet ku ishin vendosur kamerat e hakeruara përfshinin shtëpi private, dhoma karaokesh, një studio pilatesi dhe një klinikë gjineokologjike. Në deklaratën e Agjencisë Kombëtare të Policisë, thuhet se katër të arrestuarit vepronin...