Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Parashikimi i motit për sot, e hënë 1 dhjetor, kthjellime dhe alternime vranësirash
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë do të ndikohet sot nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura kalimtare. Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 3 m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 5 m/sek, me valëzimin në det të forcës 1 ballë.