Vritet me 2 plumba në kokë biznesmeni në Elbasan,u qëllua me pistoletë sapo u fut në “Range Rover” në karburantin e tij

Vritet me 2 plumba në kokë biznesmeni në Elbasan,u qëllua me pistoletë sapo u fut në “Range Rover” në karburantin e tij

Një biznesmen është ekzekutuar me armë zjarri mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:35 në lagjen “Emiri Metraxhiu” në Elbasan.  Edmond Hyka alias Mondi Mëhalla, 43 vjeç,  është vrarë me 2 plumba në kokë brenda makinës së tij tip “Range Rover”, në karburantin “Xhaxhi Oil” në pronësi të tij, në dalje të Elbasanit.  Gjithashtu, biznesmeni i ekzekutuar ishte edhe pronar i një shërbimi taksi në qytetin e Elbasanit, i quajtur “El Taxi”.Sipas deklarimeve nga vendngjarja dhe pamjeve të kamerave të sigurisë, biznesmeni sapo kishte dalë nga zyra e karburantit dhe ishte futur në automjetin e tij. Autorët kanë qëlluar tre herë me pistoletë në drejtim të tij, ndërsa dy prej plumbave e kanë goditur në kokë. Mëhalla ishte ne gjyq për armëmbajtje pa leje, posedim të...