Kujdes, pamje të rënda/ Aksident i frikshëm në Tiranë, autobusi merr para një vajzë që po lëvizte me biçikletë

Kujdes, pamje të rënda/ Aksident i frikshëm në Tiranë, autobusi merr para një vajzë që po lëvizte me biçikletë

Një aksident i frikshëm ka ndodhur mbremjen e djeshme pranë Pallatit me Shigjeta në Tiranë. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, një vajzë që po lëvizte me biçikletë dyshohet se ka kaluar semaforin e kuq në zonën e Delijorgjit, duke hyrë papritur në korsinë e autobusit urban “Green Line”. Autobusi, i cili po vinte me shpejtësi nga Pallati me Shigjeta, e ka përplasur biçikletën dhe është detyruar të shmanget, duke kaluar në korsi tjetër pas goditjes. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë ambulancat, të cilat kanë transportuar në spital vajzën me biçikletë dhe drejtuesin e autobusit. Sipas dëshmitarëve, të dy dukeshin të ndërgjegjshëm në momentin e ndihmës së parë.