Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Alarm nga ekspertët: Aktiviteti i shtuar sizmik në Greqi rrezikon të ndikojë Ballkanin
Shkencëtarë nga Observatori Kombëtar i Athinës (NOA) në bashkëpunim me kolegë nga Zelanda e Re kanë realizuar hartëzimin më të plotë ndonjëherë të çarjeve sizmike aktive në territorin e Greqisë kontinentale. Projekti është bazuar në Modelet Dixhitale të Lartësisë (DEM) të siguruara nga Kadastra Greke, me qëllim identifikimin dhe klasifikimin e gjurmëve të çarjeve që ndikojnë në aktivitetin sizmik të vendit. Si rezultat i këtij studimi shumëvjeçar, ekipi identifikoi qindra çarje të reja dhe përmirësoi me saktësi hartën e atyre tashmë të njohura, duke krijuar AFG (Active Faults Greece) – bazën e parë gjithëpërfshirëse të çarjeve sizmike aktive, e bazuar ekskluzivisht në gjurmën e tyre në reliev. Të dhënat janë publikuar në revistën prestigjioze shkencore “Nature”. Sipas raportimit të “Protothema”, ekipi i drejtuar nga Dr....