Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Aksident me vdekje në Tiranë
Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Tiranë, në zonën e ish-Sheshit Shqiponja, ku një automjet tip BMW ka përplasur një këmbësor. Përplasja ka qenë fatale, duke i marrë jetën viktimës në vend. Policia ndodhet aktualisht në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e viktimës, si edhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Pritet një raportim zyrtar nga uniformat blu për detaje të tjera.