Kushte të qëndrueshme dhe vranësira të pakta, parashikimi i motit për këtë të hënë

Kushte të qëndrueshme dhe vranësira të pakta, parashikimi i motit për këtë të hënë

Ditën e hënë vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe alternime vranësirash. Era me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek. Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 1-2 ballë. Top Channel