Kina prezanton ‘Walker S2’/ Robotë humanoidë në të gjitha pikat kufitare pranë Vietnamit

Kina prezanton ‘Walker S2’/ Robotë humanoidë në të gjitha pikat kufitare pranë Vietnamit

Kina ka nënshkruar zyrtarisht një marrëveshje prej 264 milionë juanësh ose 37 milionë dollarë amerikanë për të vendosur robotë humanoide të gjeneratës së ardhshme nga UBTech Robotics në të gjitha pikat kryesore kufitare në Guangxi, pranë Vietnamit. Këto nuk janë makina të zakonshme, ato janë humanoidet e quajtur Walker S2, robotët e parë të aftë të ndërrojnë në mënyrë autonome bateritë e tyre pa ndihmën e njeriut. Kjo i lejon ata të veprojnë pothuajse pa ndërprerje, duke i bërë idealë për mjedise me kërkesë të lartë. Duke filluar nga ky dhjetor, robotët do të mbështesin operacionet kufitare duke udhëhequr udhëtarët, duke menaxhuar radhët, duke ndihmuar ekipet e patrullave dhe duke ndihmuar në përmirësimin e logjistikës. Përtej kufirit, ata do të testohen gjithashtu në fabrikat e...