Krimi bën kërdinë, Ilir Proda në ‘gjumë’…

Krimi bën kërdinë, Ilir Proda në ‘gjumë’…

Kur Edi Rama prezantoi Albana Koçiun si  ministre të i kërkoi asaj publikisht që “të mos merrej me policinë”, duke nënkuptuar se për këtë punë ka aty Ilir Prodën.   Dhe deklarata e ministre së Brendshme, Koçiu, për “fundin e vrasjeve mafioze” nuk kanë zgjati as sa një mbledhje komisioni.   Më 11 nëntor, ministrja shpalli me siguri se “në Shqipëri nuk ka më vrasje mafioze”, por vetëm pak minuta më vonë plumbat në hyrje të aeroportit të Rinasit treguan të kundërtën.   Valë atentatesh ndërsa Policia flet për “siguri”   Teksa ministrja fliste në Kuvend, në një nga zonat më të mbrojtura të vendit u vra Gilmando Dani, ndërsa miku i tij ndërroi jetë pak ditë më vonë në spital. Autorët e maskuar u zhdukën,...