Turqia mikpritëse e bisedimeve për sigurinë në Detin e Zi

Turqia mikpritëse e bisedimeve për sigurinë në Detin e Zi

Një konventë e vitit 1936 vendos kufizime të ashpra sa i përket tonazhit që flotat detare mund të dislokojnë në Detin e Zi si dhe sa mund të qëndrojnë atje. Kjo e bën Turqinë, e cila ka një nga ushtritë më të fuqishme të NATO-s, lojtaren e natyrshme kryesore në këtë rajon. Për shembull, Turqia ka 17 fregata, në krahasim me tri sa ka marina e Rumanisë. “Mendoj se është e pamundur që të zgjidhet kjo pa qenë Turqia në anën e evropianëve”, tha Sam Greene nga Qendra për Analiza të Politikave Evropiane (CEPA) në një konferencë të mbajtur së fundi. Anijet britanike dhe franceze pritet po ashtu të patrullojnë, me rotacion, në Detin e Zi, si pjesë e një force të sigurisë apo paqeruajtëse....