Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Frikë, bastisje dhe shkarkim pa paralajmërim! Rasti i profesorit kinez që po trondit universitetet amerikane
Agjentët e FBI-së dhe Departamentit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së kanë bastisur së fundmi dy rezidenca në pronësi të Xiaofeng Wang, një profesor i njohur kinez dhe ekspert i sigurisë kibernetike në Universitetin e Indianës. Ngjarja ka tronditur komunitetin e qytetit universitar Bloomington, veçanërisht komunitetin aziatik. Profesor Wang u mor në pyetje në dhjetor nga universiteti për dyshime mbi marrjen e fondeve të padeklaruara nga Kina për një projekt që gjithashtu kishte financim federal amerikan. Në të njëjtën ditë me bastisjen, ai u pushua nga puna nëpërmjet një emaili – një veprim që bie ndesh me procedurat standarde të institucionit. Megjithatë, Wang nuk është akuzuar për asnjë vepër penale dhe, sipas avokatit të tij, nuk ka asnjë akuzë në pritje ndaj tij apo bashkëshortes së...