“Pse protestohet për Veliajn, por jo për Ballukun?”, Blushi: Takimi 7-orësh në Kryeministri është çelësi

“Pse protestohet për Veliajn, por jo për Ballukun?”, Blushi: Takimi 7-orësh në Kryeministri është çelësi

Sekretari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi në një emision televiziv foli për skandalin “Balluku”. Tedi Blushu tha se të gjitha rrugët e korrupsionit të çojnë te kryeministri Edi Rama. “Kemi dëshmuar se për çështje të caktuara organizojmë protesta. Dhe cdo ditë organizojmë protesta. Pas çdo afere korruptive, apo të gjitha rrugët e korrupsionit të çojnë te Rama. Sa për aferën tek zonja Balluku. Kemi dy standarde të një kryeministri që fshihet pas korrupsionit. Nuk shkarkon Belinda Ballukun sepse në atë takim prej 7 orësh, mjafton të shohësh rezistencën e Edi Ramës. Ato janë pengje të njërit tjetrit. A ka apo jo një puc Kushtetues?, kështu është orientuar debati publik. Pra Edi Rama në konferencë foli për mbrojtjen e vetes së vet. Partia e Lirisë...