Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Kancelari gjerman: Orban po shkon në Moskë pa mandat evropian
Kancelari gjerman Friedrich Merz kritikoi sot udhëtimin e kryeministrit hungarez Viktor Orban në Moskë. Merz kujtoi se si sulmet ajrore ruse u intensifikuan pas vizitës së fundit të Orbanit në Kremlin në korrik 2024, pak pasi Hungaria kishte marrë presidencën e radhës të BE-së. “Vizita e asaj kohe ishte e pasuksesshme”, tha Merz në një konferencë shtypi me kryeministrin slloven Robert Golob në Berlin. “Disa ditë pas vizitës pati disa nga sulmet më të rënda të ushtrisë ruse, përfshirë kundër infrastrukturës civile dhe objektivave civile në Ukrainë”, theksoi Merz. “Shpresoj që një reagim i tillë nga Rusia të mos ndodhë këtë herë. Por ai po shkon pa mandat evropian dhe pa u koordinuar me ne”, shtoi Merz. Golob u shpreh edhe më drejtpërdrejt: “Kam frikë...