Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
VIDEO: Festuan 28 Nëntorin me drift në bulevard, Policia e Tiranës ndëshkon tre shoferë
Festa për Ditën e Pavarësisë në Tiranë nuk ka kaluar pa ndëshkimin e disa drejtuesve të mjeteve, të cilët kanë kryer manovra të gabuara në zonën e Bulevardit të Ri, duke rrezikuar veten dhe përdoruesit e tjerë të rrugës. Policia bën me dije se pasi krijuan situata të rrezikshme për qarkullimin, efektivët ndërhynë duke ndaluar tre shtetasit dhe duke bllokuar automjetet e tyre. “Efektivët ndërhynë, ndaluan mjetet dhe kryen veprimet administrative e procedurale. Nga veprimet hetimore u identifikuan shtetasit S. M., F. D. dhe A. T., të cilët u ndëshkuan secili me masat përkatëse administrative, në zbatim të Kodit Rrugor. Në vijim, të tre automjetet u bllokuan, në funksion të procedurave të mëtejshme”, sqaron policia. Uniformat Blu më tej u bën thirrje të gjithë drejtuesve të...